Pa kategori

KPK zbulon arsyet e shkarkimit të Blerim Isufajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka arsyetuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga drejtimi i Prokurorisë Speciale me keqmenaxhim, jokompetencë në ushtrimin e pozitës, dështim në kryerjen e detyrave dhe mospërmbushje…

KPK zbulon arsyet e shkarkimit të Blerim Isufajt
Dëgjo artikullin 1 min

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka arsyetuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga drejtimi i Prokurorisë Speciale me keqmenaxhim, jokompetencë në ushtrimin e pozitës, dështim në kryerjen e detyrave dhe mospërmbushje të standardeve të performancës, sipas vendimit të publikuar.

KPK publikon arsyet për shkarkimin e Isufajt, ndërsa vendimi për largimin e tij ishte marrë më 2 tetor.

Në dokument, Këshilli thotë se mospërmbushja e standardeve është vërtetuar përmes vlerësimit të performancës të kryer në pajtim me ligjin. Sipas KPK-së, secila nga katër rrethanat e renditura përbën veçmas shkak për largim nga pozita, në kuptim të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar.

Këto janë arsyet e paraqitura nga KPK-ja në vendimin për shkarkim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top