Pa kategori

Kos: Çfarë i duhet Shqipërisë për objektivin e vitit 2027

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate, sidomos në fushën e Themeloreve, për të arritur objektivin e saj për mbylljen e të gjithë…

Kos: Çfarë i duhet Shqipërisë për objektivin e vitit 2027
Dëgjo artikullin 1 min

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate, sidomos në fushën e Themeloreve, për të arritur objektivin e saj për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në deri në vitin 2027.

Në konferencën e përbashkët në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin irlandez Thomas Byrne, Kos shprehu mbështetjen për këtë ambicie, duke theksuar se puna duhet të përfshijë qeverisjen, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët.

“Sepse anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar”, tha ajo.

Kos përgëzoi institucionet shqiptare për mbylljen e kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Sipas saj, reformat në këtë fushë sjellin përfitime për bizneset e vogla dhe të mesme, ndërsa Shqipëria po përafron politikat industriale me ato të BE-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top