Stubb i uron Shiroka-Pulës bashkëpunim për integrimin evropian
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i ka shprehur presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian, në urimin për…

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i ka shprehur presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian, në urimin për zgjedhjen e saj në detyrë.
Shiroka-Pula ka marrë urime edhe nga presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në telegramin e saj, Pirc Musar ka riafirmuar mbështetjen për Kosovën në forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin rajonal. Ajo ka shprehur edhe gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.
Begaj ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane. Siljanovska-Davkova ka shprehur besimin se udhëheqja e Shiroka-Pulës do të kontribuojë në dialog dhe kohezion shoqëror, si dhe gatishmërinë për t’i dhënë shtysë bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy shteteve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


