Mickoski lë hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, por tha se qeveria punon për një mandat të plotë katërvjeçar. Në intervistën për emisionin…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, por tha se qeveria punon për një mandat të plotë katërvjeçar.
Në intervistën për emisionin “Klik Plus” në TV21, Mickoski tha se në politikë nuk duhet thënë kurrë dhe se duhet mbajtur hapur mundësia për alternativa.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, ndërsa qeveria synon ta përfundojë mandatin për të cilin ka marrë legjitimitetin nga qytetarët. Deklarata e tij nuk përmbante njoftim për zgjedhje të parakohshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


