Merz për protestat: Dhuna s’mund të jetë opsion nga asnjëra palë
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha në samitin e Procesit të Berlinit se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion nga asnjëra palë gjatë protestave në Bashkimin Evropian dhe në…

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha në samitin e Procesit të Berlinit se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion nga asnjëra palë gjatë protestave në Bashkimin Evropian dhe në rajon.
“Më lejoni të jem shumë i sinqertë për dy çështje. Së pari, kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë”, deklaroi ai. Në samit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Merz e lidhi mesazhin edhe me nevojën që Ballkani Perëndimor të mos mbetet i penguar nga e kaluara. Ai kritikoi retorikën përçarëse, polarizimin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Sipas kancelarit, këto zhvillime nuk i shërbejnë një të ardhmeje më të sigurt, më të lirë dhe më të begatë. Ai u bëri thirrje vendeve të rajonit t’u përmbahen parimeve evropiane dhe të shmangin nxitjen e përçarjeve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


