Meliza Haradinaj: Një votim nuk mjafton për Apelin në Hagë
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës ende nuk kanë një strategji për të ndihmuar procesin e Apelit në Hagë dhe se angazhimi shtetëror nuk mund të…

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës ende nuk kanë një strategji për të ndihmuar procesin e Apelit në Hagë dhe se angazhimi shtetëror nuk mund të përfundojë me një votim për ndryshimet ligjore.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo pretendoi se kishte kaluar pothuajse një muaj nga vendimi ndaj krerëve të UÇK-së, pa veprime shtetërore apo krijimin e një grupi punues për këtë proces.
“Gati një muaj dhe ende nuk kemi asnjë veprim shtetëror, asnjë strategji, asgjë në drejtim të ndihmës së Apelit. Asnjë grup punues, asgjë fare”, tha Haradinaj.
Sipas saj, puna e institucioneve duhej të kishte nisur më herët dhe të vazhdonte edhe pas votimit. Ajo kritikoi gjithashtu Kosovën se nuk kishte kërkuar reciprocitet nga Serbia për veprimet lidhur me Gjykatën Speciale.
“Ne pritjet i kemi shumë të larta, ndërsa detyrat e shtëpisë nuk i bëjmë”, deklaroi ajo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


