Mehmeti: Shqiptarët mund të jenë çelës për qeverinë serbe
Visar Mehmeti, kandidat për deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se shqiptarët mund të kenë rol përcaktues në formimin e qeverisë së ardhshme, duke e lidhur këtë mundësi me pasigurinë…

Visar Mehmeti, kandidat për deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se shqiptarët mund të kenë rol përcaktues në formimin e qeverisë së ardhshme, duke e lidhur këtë mundësi me pasigurinë rreth rezultatit zgjedhor.
Në emisionin Frontal në T7, ai e përshkroi klimën politike në Serbi si të paqartë, duke përmendur ndikimin e studentëve dhe listën e tyre zgjedhore.
“Sondazhet flasin me pak përqindje, kjo e bën të rëndësishme pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje, mund të jemi çelës për formimin e qeverisë së ardhshme në Serbi”, tha Mehmeti.
Ai e paraqiti rolin e mundshëm të shqiptarëve si një mundësi që varet nga rezultati i zgjedhjeve, pa e cilësuar atë si të sigurt.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


