Pa kategori
Matoshi: “Nuk jemi të kënaqur me barazim”
Valmir Matoshi tha se Kosova nuk është e kënaqur me barazimin pa gola ndaj Izraelit, megjithëse e vlerësoi rezultatin si të drejtë për atë që treguan të dyja skuadrat. Mesfushori…

Valmir Matoshi tha se Kosova nuk është e kënaqur me barazimin pa gola ndaj Izraelit, megjithëse e vlerësoi rezultatin si të drejtë për atë që treguan të dyja skuadrat. Mesfushori i Kosovës foli pas takimit në Debrecen të Hungarisë, në xhiron e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve.
“Nuk jemi të kënaqur me barazim, duhet të kënaqemi vetëm kur fiton”, tha Matoshi.
Sipas tij, skuadra dha maksimumin, por nuk arriti të shënonte. Ai theksoi se mundësi për gol pati në të dyja anët: “Kishim raste të mira, edhe ata kishin. 0:0 është rezultat real.”
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


