Pa kategori

Marta Kos i kujton Kosovës detyrimet ndaj së drejtës ndërkombëtare

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se për Kosovën një zgjedhje vendimtare është vazhdimi i veprimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit, gjatë fjalimit në…

Marta Kos i kujton Kosovës detyrimet ndaj së drejtës ndërkombëtare
Dëgjo artikullin 1 min

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se për Kosovën një zgjedhje vendimtare është vazhdimi i veprimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit, gjatë fjalimit në nisje të samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi.

“Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”, deklaroi ajo.

Deklarata vjen pas kundërshtimit të Bashkimit Evropian ndaj ndryshimeve të miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në qëndrimin e saj, BE-ja kishte vlerësuar se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Në fjalim, Kos përmendi edhe hapat që, sipas saj, kanë përpara vendet e tjera të rajonit. Për Malin e Zi veçoi përmbylljen e procesit të anëtarësimit, për Shqipërinë ruajtjen e ritmit drejt BE-së, ndërsa për Serbinë zgjedhjet e së dielës së ardhshme. Ajo i përshkroi javët dhe muajt në vijim si periudhë me momente vendimtare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top