Sveçla dhe diplomatët në EULEX: Në fokus menaxhimi i trazirave
Kapacitetet e EULEX-it për menaxhimin e turmave dhe trazirave në mbështetje të Policisë së Kosovës ishin në fokus të takimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe diplomatëve…

Kapacitetet e EULEX-it për menaxhimin e turmave dhe trazirave në mbështetje të Policisë së Kosovës ishin në fokus të takimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe diplomatëve të shteteve anëtare të BE-së, sipas njoftimit të misionit.
Delegacionin e priti sot shefi i EULEX-it, Antero Lopes, në qendrën e misionit në Mitrovicë. Pjesëmarrësit biseduan për kontributin e Njësisë Policore të Formuar të EULEX-it në stabilitetin e Kosovës.
Në njoftim, EULEX-i e përshkruan këtë mbështetje si në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe në të mirë të të gjitha komuniteteve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


