Pa kategori

Maqedonci: 48 baza serbe pranë Kosovës, si Rusia para aneksimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi në intervistën për “Talking With TVP World” se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar…

Maqedonci: 48 baza serbe pranë Kosovës, si Rusia para aneksimit
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi në intervistën për “Talking With TVP World” se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë pozicionim me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës.

“Janë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së forcave ushtarake dhe policore serbe të vendosura pranë vijës kufitare me Kosovën. Kjo na ngjan me atë që bëri Rusia para aneksimit të Ukrainës”, tha Maqedonci.

Ministri pretendoi gjithashtu se Serbia mbështet grupe kriminale që merren me kontrabandë dhe veprimtari të tjera kriminale në Kosovë. Sipas tij, qëllimi është destabilizimi i Kosovës dhe kërcënimi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Maqedonci e përshkroi vendosjen e kapaciteteve ushtarake serbe përgjatë kufirit si kërcënim ndaj Kosovës, krahas veprimeve që ai i cilësoi hibride.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top