Pa kategori

Maqedonci: Italia përgatit dokument për bashkëpunimin ushtarak me Kosovën

Italia po përgatit një dokument që synon zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në një postim në Facebook, Maqedonci njoftoi se këtë…

Maqedonci: Italia përgatit dokument për bashkëpunimin ushtarak me Kosovën
Dëgjo artikullin 1 min

Italia po përgatit një dokument që synon zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një postim në Facebook, Maqedonci njoftoi se këtë çështje e kishte trajtuar në një bashkëbisedim me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Në atë ceremoni, gjeneralmajori Ozkan Ulutash ia dorëzoi detyrën gjeneralmajorit Roberto Vergori. Maqedonci falënderoi komandantin në largim për kontributin në paqe dhe siguri dhe i uroi sukses pasardhësit të tij.

“Vlerësoj lart përkushtimin e KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Ministri theksoi gjithashtu përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top