Pa kategori

Kurti tregon si do të mbështetet mbrojtja në Apel

Grupi Punues për procesin e Apelit të ish-krerëve të UÇK-së do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për të identifikuar nevojat për dokumentacion, ekspertizë dhe mbështetje institucionale, tha kryeministri Albin Kurti…

Kurti tregon si do të mbështetet mbrojtja në Apel
Dëgjo artikullin 1 min

Grupi Punues për procesin e Apelit të ish-krerëve të UÇK-së do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për të identifikuar nevojat për dokumentacion, ekspertizë dhe mbështetje institucionale, tha kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor. Këtu do të përfshihen edhe aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Kurti tha se do të përfshihen ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, sipas nevojave që identifikohen. Sipas tij, baza dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes së mbrojtjes dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm.

Ai shtoi se puna duhet t’i lihet Grupit Punues.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top