Makovec: Shumicë e kualifikuar për hapjen e grup-kapitujve
Komisioni Evropian propozon që hapja e grup-kapitujve dhe vendimet e ndërmjetme në negociatat e anëtarësimit të merren më shpesh me shumicë të kualifikuar, tha Marko Makovec, këshilltar kryesor për Pajtimin…

Komisioni Evropian propozon që hapja e grup-kapitujve dhe vendimet e ndërmjetme në negociatat e anëtarësimit të merren më shpesh me shumicë të kualifikuar, tha Marko Makovec, këshilltar kryesor për Pajtimin dhe Normalizimin për Ballkanin Perëndimor në DG ENEST.
Në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, Makovec shpjegoi se propozimi synon të përshpejtojë përparimin e vendeve kandidate. Sipas tij, shtetet anëtare do të ruanin rolin vendimmarrës për mbylljen e kapitujve dhe përfundimin e negociatave. Ai iu referua komunikatës së Komisionit të 6 tetorit; ndryshimet e përshkruara mbeten propozime.
Makovec i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë seriozisht reformat socio-ekonomike dhe të angazhohet për përfshirjen në Planin e Rritjes. Ai theksoi se përfitimet nuk kufizohen te grantet dhe huatë, por përfshijnë edhe mundësinë e integrimit më të hershëm në tregun e përbashkët evropian.
Sipas tij, zgjerimi dhe integrimi gradual do të vazhdojnë të varen nga rezultatet e secilit vend, respektimi i vlerave evropiane dhe sundimi i ligjit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


