DASH-i rithekson çfarë pret nga Kosova për Dialogun Strategjik
Departamenti amerikan i Shtetit ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve të Kosovës, në një…

Departamenti amerikan i Shtetit ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve të Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 13 tetor.
DASH-i nuk sqaroi nëse Kosova ka shënuar përparim në përmbushjen e këtyre kushteve dhe nuk përcaktoi hapat konkretë që mbeten për t’u ndërmarrë. Përgjigjja përsërit qëndrimin e shprehur në korrik.
“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Qëndrimi vjen pas kërkesës së presidentes Justina Shiroka Pula për rifillimin e dialogut, gjatë takimit të 12 tetorit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë. Sipas njoftimit të Presidencës, ajo theksoi rëndësinë e këtij mekanizmi për thellimin e partneritetit.
SHBA-ja e pezulloi Dialogun Strategjik për një periudhë të pacaktuar në shtator të vitit 2025, duke shprehur shqetësime për veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë. Në përgjigjen e fundit, DASH-i nuk i specifikoi zotimet ndaj komunitetit serb që pret të përmbushen.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


