Rama për një pjesë të protestuesve: Kanë nevojë për psikologë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se një pjesë e protestuesve kanë nevojë për trajtim psikologjik, duke i akuzuar se sulmojnë dyqanet dhe synojnë shkatërrimin e qendrës së Tiranës. Gjatë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se një pjesë e protestuesve kanë nevojë për trajtim psikologjik, duke i akuzuar se sulmojnë dyqanet dhe synojnë shkatërrimin e qendrës së Tiranës.
Gjatë takimit me drejtuesit e Policisë, ai deklaroi: “Adhurojnë molotovin dhe rrëmujën e kaosin e iu turren dyqaneve. Kjo masë ka nevojë për psikologë e për t’u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën”.
Rama e vlerësoi sjelljen e Policisë gjatë përballjes me protestuesit si vetëpërmbajtje maksimale. Ai vuri gjithashtu në pikëpyetje pjesëmarrjen e studentëve në protestat pranë Ministrisë së Arsimit dhe kritikoi ata që, sipas tij, duartrokasin dhunën ndaj policisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


