Pa kategori

Limaj: Serbia e di çfarë humbi, shqiptarët s’e kuptojnë fitoren

Fatmir Limaj tha në Klan Kosova se Serbia e di çfarë ka humbur, ndërsa shqiptarët, sipas tij, ende nuk e kanë kuptuar çfarë kanë fituar me çlirimin e Kosovës. “Serbia…

Limaj: Serbia e di çfarë humbi, shqiptarët s’e kuptojnë fitoren
Dëgjo artikullin 1 min

Fatmir Limaj tha në Klan Kosova se Serbia e di çfarë ka humbur, ndërsa shqiptarët, sipas tij, ende nuk e kanë kuptuar çfarë kanë fituar me çlirimin e Kosovës.

“Serbia e di se çfarë ka humbur, por problemi është që ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar se çfarë kemi fituar”, tha ish-eprori i UÇK-së.

Duke folur për sakrificat e tij dhe të bashkëluftëtarëve, Limaj kritikoi atë që e cilësoi si propagandë ndaj UÇK-së, lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ai pretendoi se ende ka njerëz që nuk e kanë të qartë produktin e luftës çlirimtare dhe që, kur shpjegojnë pse Kosova është e lirë, shmangin arsyen që ai e konsideron kryesore.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top