Pa kategori

Kos për Mlladiqin: Glorifikimi s’ka vend në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se glorifikimi i Ratko Mlladiqit nuk ka vend në rrugën drejt BE-së, por theksoi se integrimi i Malit të Zi nuk mund të…

Kos për Mlladiqin: Glorifikimi s’ka vend në rrugën drejt BE-së
Dëgjo artikullin 1 min

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se glorifikimi i Ratko Mlladiqit nuk ka vend në rrugën drejt BE-së, por theksoi se integrimi i Malit të Zi nuk mund të reduktohet te disa politikanë.

Gjatë një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë, ajo u pyet për qëndrimet e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, ndaj ish-komandantit serb të Bosnjës, të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte.

“Nuk ka vend për glorifikimin e Mlladiqit, por Mali i Zi është shumë më tepër se një, dy apo pesë politikanë”, deklaroi Kos.

Komisionerja tha se pret që sjellje të tilla të ndalen dhe u bëri thirrje politikanëve të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës.

Sipas saj, Mali i Zi është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, por vendimi përfundimtar kërkon që të 27 shtetet anëtare të binden për gatishmërinë e vendit. Ajo theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top