Pa kategori

Kurti: Policia më tolerante se kur organizoja unë protesta

Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi policinë si më tolerante dhe profesionale sesa në kohën kur ai organizonte protesta, por tha se nuk i di hollësitë e ndërhyrjes gjatë protestave të…

Kurti: Policia më tolerante se kur organizoja unë protesta
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi policinë si më tolerante dhe profesionale sesa në kohën kur ai organizonte protesta, por tha se nuk i di hollësitë e ndërhyrjes gjatë protestave të 5 tetorit në Prishtinë.

Në konferencën për media, Kurti tha se kishte qenë në Kuvend deri pas mesnate dhe se nuk e dinte momentin kur policia kishte ndërhyrë apo çfarë kishin bërë protestuesit më herët. Ai tha se disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës për të shqyrtuar nëse ndonjë polic ka pasur sjellje të tepruar.

Duke iu referuar xhirimeve të sjelljes së policëve, Kurti tha se policia është “jashtëzakonisht më tolerante e profesionale” krahasuar me periudhën para 10–15 vjetësh, kur ai organizonte protesta. Ky është vlerësimi i kryeministrit, i cili pranoi se nuk i njihte hollësitë e ngjarjes.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top