Pa kategori

Limaj për Shiroka-Pulën: Di të thotë edhe jo

Presidentja Justina Shiroka-Pula di të thotë edhe jo, edhe po, sipas kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili në emisionin “Rubikon” shprehu respekt të jashtëzakonshëm për të. “Kemi punuar katër…

Limaj për Shiroka-Pulën: Di të thotë edhe jo
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja Justina Shiroka-Pula di të thotë edhe jo, edhe po, sipas kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili në emisionin “Rubikon” shprehu respekt të jashtëzakonshëm për të.

“Kemi punuar katër vite bashkë. Emri i presidentes nuk ka qenë i panjohur për shkak të profesionit të saj dhe angazhimeve, për shkak të sjelljes së saj në vitet ’80 dhe ’90”, tha Limaj.

Ai e vlerësoi zgjedhjen e saj si një zhvillim pozitiv dhe foli për përvojën e bashkëpunimit me të, duke e përshkruar si komunikuese dhe me energji pozitive.

“Kam fjalët më të mira për presidenten Justina Shiroka-Pula, edhe si familjare, edhe si bashkëpunëtore, edhe si intelektuale, edhe si grua, për aq sa unë e njoh dhe besoj që e njoh goxha mirë”, u shpreh ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top