Pa kategori

Qeveria në Shkup formon komitet kundër presioneve ndaj gazetarëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar formimin e një komiteti nacional për mbrojtjen e gazetarëve, që do të trajtojë sigurinë nga sulmet, kërcënimet dhe presionet, përfshirë dhunën digjitale dhe…

Qeveria në Shkup formon komitet kundër presioneve ndaj gazetarëve
Dëgjo artikullin 1 min

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar formimin e një komiteti nacional për mbrojtjen e gazetarëve, që do të trajtojë sigurinë nga sulmet, kërcënimet dhe presionet, përfshirë dhunën digjitale dhe paditë abuzive SLAPP, sipas zëdhënëses Venera Latifi Azizi.

Komiteti do të fokusohet në forcimin e mekanizmave mbrojtës, përmirësimin e hetimeve për sulmet ndaj gazetarëve dhe luftimin e mosndëshkimit. Vëmendje do t’u kushtohet edhe padive abuzive që përdoren për t’i frikësuar dhe penguar gazetarët gjatë punës.

Në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, komiteti do të përgatisë Planin nacional të veprimit për periudhën 2027–2029.

“Gazetarët duhet të kenë lirinë të bëjnë pyetje, të hulumtojnë dhe të kritikojnë pa frikë dhe pa presion”, tha Azizi, duke e lidhur mbrojtjen e tyre me transparencën dhe demokracinë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top