LDK-ja e njeh Kuvendin, kujt ia faturon vonesat?
LDK-ja e konsideron Kuvendin e Kosovës të konstituuar, ndërsa shefja e grupit të saj parlamentar ia atribuon vonesat deri më sot mungesës së vullnetit politik të grupit të parë parlamentar.…

LDK-ja e konsideron Kuvendin e Kosovës të konstituuar, ndërsa shefja e grupit të saj parlamentar ia atribuon vonesat deri më sot mungesës së vullnetit politik të grupit të parë parlamentar.
Në një konferencë për media, ajo tha se konstituimi për rreth 20 minuta tregon se institucionet mund të formohen kur ekziston vullneti politik. Sipas vlerësimit të saj, pikërisht mungesa e këtij vullneti e kishte zgjatur procesin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Shefja e grupit parlamentar tha gjithashtu se LDK-ja ua njeh partive politike të drejtën për t’i bërë propozimet e tyre.
Ky qëndrim vjen pasi të premten LDK-ja nuk pranoi ta propozonte Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit dhe u largua nga salla.
DPT — Drita për të vërtetën


