Kuvendi miraton kredi 60 milionë euro për kampusin studentor
Kuvendi i Kosovës miratoi sot, me 95 vota për, marrëveshjen për një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Financimi synon renovimin dhe zgjerimin e kampusit të…

Kuvendi i Kosovës miratoi sot, me 95 vota për, marrëveshjen për një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Financimi synon renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Nuk pati vota kundër ose abstenime.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shpjegoi në Kuvend se kampusi do të përdoret përkohësisht si fshat i atletëve gjatë lojërave. Projekti përfshin edhe renovimin dhe ndërtimin e objekteve sportive në institucionet arsimore përreth konvikteve, të cilat do të shërbejnë si qendra stërvitore.
Sipas Muratit, përveç kredisë ekziston mundësia e përfitimit të një granti shtesë investues prej 10 milionë eurosh. Ky grant nuk është paraqitur si financim i siguruar. Pas lojërave, infrastruktura e rinovuar pritet të mbetet në shërbim të studentëve dhe banorëve të Prishtinës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


