Policia: Asnjë eksploziv i konstatuar pas kërcënimeve për Kosovën
Policia e Shqipërisë njoftoi se deri më tani nuk është konstatuar vendosje eksplozivësh, pasi disa institucione morën të premten në mëngjes email-e kërcënuese që kërkonin njohjen e Kosovës si territor…

Policia e Shqipërisë njoftoi se deri më tani nuk është konstatuar vendosje eksplozivësh, pasi disa institucione morën të premten në mëngjes email-e kërcënuese që kërkonin njohjen e Kosovës si territor të Serbisë.
Në mesazhin kërcënues, dërguesi pretendonte se kishte vendosur një mjet shpërthyes në një ndërtesë dhe kërcënonte me vrasjen e shqiptarëve. Ai prezantohej si “udhëheqës i Milicisë Serbe”, por identiteti dhe përkatësia e tij nuk janë konfirmuar.
Sipas Policisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për identifikimin e burimit të emailit. Pretendimet e dërguesit për eksplozivë mbeten të pakonfirmuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


