Kurti: Votimi për Specialen të enjten, nëse zgjidhet presidenti
Kryeministri Albin Kurti u zotua se projektligji për Dhomat e Specializuara do të kalojë në lexim të dytë të enjten paradite, nëse presidenti i ri i Kosovës zgjidhet sonte. “Le…

Kryeministri Albin Kurti u zotua se projektligji për Dhomat e Specializuara do të kalojë në lexim të dytë të enjten paradite, nëse presidenti i ri i Kosovës zgjidhet sonte.
“Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem para jush që në paraditën e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Kurti.
Ai tha se për shqyrtimin e projektligjit duhet respektuar afati prej 72 orësh i përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit. Në këtë argument, Kurti iu referua edhe një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese për procedurat e përshpejtuara dhe urgjente të shqyrtimit të projektligjeve.
Kurti e cilësoi zgjedhjen e presidentit si emergjente dhe paralajmëroi se moszgjedhja e tij do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja. Afati për projektligjin mbetet zotim i kushtëzuar i kryeministrit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


