Kurti ua rithekson drejtuesve ushtarakë synimin për NATO-n
Kryeministri Albin Kurti ritheksoi se Kosova synon anëtarësimin në NATO, në deklaratën për takimin me admiralin George M. Wikoff dhe komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori. Sipas Kurtit,…

Kryeministri Albin Kurti ritheksoi se Kosova synon anëtarësimin në NATO, në deklaratën për takimin me admiralin George M. Wikoff dhe komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Sipas Kurtit, në takim u trajtuan situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimi e bashkërendimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.
“Jemi falënderues dhe mirënjohës për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.
Ai e përshkroi këtë si takimin e tretë gjatë këtij viti me Wikoffin, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, dhe të parin me Vergorin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


