Pa kategori

Kurti mbështet numrin 17 për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të votojnë Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, në zgjedhjet e sotme në Serbi, duke e lidhur…

Kurti mbështet numrin 17 për shqiptarët e Luginës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të votojnë Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, në zgjedhjet e sotme në Serbi, duke e lidhur pjesëmarrjen me përfaqësimin politik dhe luftën kundër diskriminimit.

Në mesazhin e tij publik, ai iu drejtua qytetarëve që ende nuk kishin votuar, duke i ftuar të shfrytëzonin kohën e mbetur dhe të nxisnin edhe familjarët e miqtë të merrnin pjesë.

“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, tha Kurti.

Ai e lidhi bashkimin e subjekteve shqiptare në një koalicion me nevojën për pjesëmarrje në votim. Sipas tij, qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti i shprehur në kutitë e votimit.

“Mbështeteni ‘Koalicionin Shqiptar’, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, deklaroi kryeministri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top