Pa kategori

Kurti tregon synimin e Planit Një Miliard Euro

Kryeministri Albin Kurti thotë se përmes Planit Një Miliard Euro synon zëvendësimin e importeve me prodhim vendor, duke krijuar kushte që kompanitë të investojnë dhe të hyjnë në tregje të…

Kurti tregon synimin e Planit Një Miliard Euro
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti thotë se përmes Planit Një Miliard Euro synon zëvendësimin e importeve me prodhim vendor, duke krijuar kushte që kompanitë të investojnë dhe të hyjnë në tregje të reja.

Në një postim pas tri mëngjeseve të punës në kuadër të Data4Breakfast, ai njoftoi se kishte takuar përfaqësues të tregtisë me pakicë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike. Sipas tij, bisedat u përqendruan te furnizimi i tregut dhe potenciali i prodhuesve të Kosovës.

“Përmes Planit Një Miliard Euro, synojmë të zëvendësojmë importet me prodhim vendor”, shkroi Kurti.

Ai deklaroi se eksporti është rritur për 27,5% krahasuar me vitin 2021, katër herë më shpejt se importi. Kurti e lidhi zgjerimin e prodhimit edhe me punësimin dhe fuqinë blerëse, duke përmendur rritjen e pagës minimale nga 170 në 500 euro.

Kryeministri paralajmëroi se në vitin 2027 do të rikthehet në takime me bizneset për t’i vlerësuar bashkë rezultatet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top