Ismaili deputetëve: Jepeni votën për drejtësi
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, u bëri thirrje sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë ligjin që ai e cilësoi si ligj për UÇK-në. Sipas tij, votimi është një…

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, u bëri thirrje sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë ligjin që ai e cilësoi si ligj për UÇK-në. Sipas tij, votimi është një mundësi për të kontribuar për më shumë transparencë dhe drejtësi.
“Nëse e doni drejtësinë, atëherë është mundësi me dhanë votën”, deklaroi Ismaili.
Ai tha se drejtësia duhet t’i bashkojë deputetët pavarësisht përkatësisë partiake dhe se miratimin e ligjit po e pret e gjithë Kosova.
“Mendoj që krejt Kosova është duke pritur një gjë të tillë”, tha ai. Deklarata është thirrje për mbështetje në votim, jo njoftim për miratimin e ligjit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


