Kurti: Takova Trumpin për herë të parë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e takoi për herë të parë presidentin amerikan Donald Trump gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e takoi për herë të parë presidentin amerikan Donald Trump gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një postim në Facebook, ku publikoi fotografi nga takimi, ai tregoi se e kishte falënderuar për investimet në mbrojtje brenda NATO-s.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, shkroi Kurti.
Duke shpjeguar falënderimin për Trumpin, Kurti përsëriti edhe qëndrimin se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s.
“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet”, deklaroi ai.
Në postim, Kurti i cilësoi Shtetet e Bashkuara si aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special të Republikës së Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


