Kurti: Mbështetëm punësimin e mbi 12 mijë grave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria ka mbështetur drejtpërdrejt punësimin e mbi 12 mijë grave. Ai e paraqiti këtë shifër gjatë ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria ka mbështetur drejtpërdrejt punësimin e mbi 12 mijë grave. Ai e paraqiti këtë shifër gjatë ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”, duke folur për politikat e ekzekutivit për fuqizimin e grave.
“Fuqizimi i grave për ne nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore. Është edhe investim në zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të vendit”, deklaroi Kurti.
Krahas punësimit, ai përmendi bursat për vajza, mbështetjen financiare për nënat dhe fëmijët, investimet në sipërmarrjen e grave dhe në bujqësi. Sipas tij, masat për gratë që kanë mbijetuar dhunën përfshijnë ndihmë juridike falas dhe subvencionim të pagës.
Kurti e lidhi pjesëmarrjen e grave në paqe dhe siguri me stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Ai tha se institucionet kanë përgjegjësi ta kthejnë kontributin e grave në më shumë mundësi dhe vendimmarrje, duke theksuar se një Kosovë më e fortë nuk mund të ndërtohet duke lënë jashtë potencialin e gjysmës së shoqërisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


