Pa kategori

Kurti lidh fatin e të zhdukurve me trysninë mbi Serbinë

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi trysninë ndërkombëtare mbi Serbinë si të vetmen mënyrë për zbardhjen e fatit të më shumë se 1.500 personave ende të zhdukur nga lufta e fundit…

Kurti lidh fatin e të zhdukurve me trysninë mbi Serbinë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi trysninë ndërkombëtare mbi Serbinë si të vetmen mënyrë për zbardhjen e fatit të më shumë se 1.500 personave ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, në postimin pas vizitës te familjet e Salih Mëziut dhe Idriz Rrecajt.

Sipas Kurtit, dy veprimtarët ishin pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë në prill të vitit 1999. Ai tha se mbetjet e tyre mortore u gjetën në një varrezë masive në Zubin Potok dhe u identifikuan përmes ADN-së javë më parë.

Kurti i vizitoi familjet në Marinë dhe Llaushë të Skenderajt. Ai i përmendi bashkë me familjen e Adem Beqirit, i cili, sipas postimit, u varros më 3 tetor.

“Këto dy familje, sikur ajo e Adem Beqirit i cili u varros më 3 tetor, kanë marrë përgjigje por kanë nevojë për drejtësi”, shkroi Kurti.

Në të njëjtin postim, ai e akuzoi Serbinë për fshehje dhe mohim të krimeve, si dhe për mbyllje e klasifikim të dosjeve, duke e lidhur trysninë ndërkombëtare me mundësinë për t’i dhënë shans drejtësisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top