Pa kategori

Kurti: Largimet pa procedura rrezikojnë kthime në punë dhe dëmshpërblime

Kryeministri Albin Kurti tha se largimi i punonjësve serbë që nuk paraqiten në punë duhet të ndjekë procedurat ligjore, sepse nxitimi mund të sjellë rikthimin e tyre në detyrë dhe…

Kurti: Largimet pa procedura rrezikojnë kthime në punë dhe dëmshpërblime
Dëgjo artikullin 2 min

Kryeministri Albin Kurti tha se largimi i punonjësve serbë që nuk paraqiten në punë duhet të ndjekë procedurat ligjore, sepse nxitimi mund të sjellë rikthimin e tyre në detyrë dhe pagesën e dëmshpërblimeve.

Ai iu përgjigj në Kuvend deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, i cili pretendoi se 80 punonjës kishin marrë gjithsej 589 mijë e 884 euro gjatë vitit 2025 pa shkuar asnjë ditë në punë. Rrahmani tha se këta persona kishin qenë pjesë e strukturave paralele serbe.

Kurti e lidhi sistemimin e punonjësve me vendimin qeveritar të 22 korrikut 2015 për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Sipas tij, 20 zyrtarë të sistemuar në ish-Ministrinë e Administratës Publike nuk kishin ushtruar detyra që nga emërimi. Pas vendimeve për transferim brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë vitit 2025, katër ishin larguar nga shërbimi civil përmes masave disiplinore, ndërsa 15 kishin paraqitur ankesa.

Sipas Kurtit, sivjet u janë shkëputur kontratat 29 zyrtarëve serbë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mungesa të vazhdueshme në punë. Ai tha se këta zyrtarë njiheshin si pjesëtarë të mbrojtjes civile, të cilën Qeveria e shpalli organizatë terroriste në qershor 2023.

Kryeministri shtoi se, sipas informacionit që i përcolli ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, edhe 18 zyrtarë të tillë ishin larguar gjatë vitit 2024. Ai këmbënguli se vonesat lidhen me procedurat shtetërore dhe jo me mungesën e vullnetit të Qeverisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top