Pa kategori

Studentët rrëzojnë karriget e dialogut të Ramës

Studentët protestues para Kryeministrisë kanë rrëzuar karriget e vendosura për dialog dhe kanë shqyer letrat me mbishkrimin “Dialog”, duke refuzuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për bisedime. Veprimi ka ndodhur…

Studentët rrëzojnë karriget e dialogut të Ramës
Dëgjo artikullin 1 min

Studentët protestues para Kryeministrisë kanë rrëzuar karriget e vendosura për dialog dhe kanë shqyer letrat me mbishkrimin “Dialog”, duke refuzuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për bisedime.

Veprimi ka ndodhur pas largimit të Ramës. Karriget ishin vendosur si shenjë e gatishmërisë së tij për të komunikuar me protestuesit.

Kryeministri kishte deklaruar se ishte në dispozicion, së bashku me qeverinë, për bisedime në çdo vend dhe kohë, përfshirë para Kryeministrisë.

“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë”, ishte shprehur Rama. Ai kishte shtuar se nuk ishin të mirëpritur personat që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen prej saj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top