Politikë

Kurti flet për kandidaturën e Sejdiut: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë

Albin Kurti flet për herë të parë për kandidaturën e Bekim Sejdiut dhe shpreh shpresën që procesi të shkojë mbarë.

Kurti flet për kandidaturën e Sejdiut: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë
Albin Kurti. Foto: European Commission / Wikimedia Commons, CC BY 4.0.
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kurti tha se po punohet që procesi të përfundojë mirë. “Po mundohemi për të mirë, e po punojmë mbarë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se LVV-ja do të mbajë edhe një mbledhje të brendshme dhe shprehu shpresën që gjithçka të shkojë “mbarë e mirë”.

Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u pajtuan një ditë më parë që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president. Marrëveshja po diskutohet në strukturat e të dyja partive.

Burimi: Gazeta Express

Scroll To Top