Pa kategori

Hamza: Beteja në Hagë s’mund të mbetet vetëm te familjet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se shteti duhet t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në procesin në Hagë me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë e tij, pasi kjo barrë nuk…

Hamza: Beteja në Hagë s’mund të mbetet vetëm te familjet
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se shteti duhet t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në procesin në Hagë me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë e tij, pasi kjo barrë nuk mund të bartet më vetëm nga individët, familjet dhe mbrojtësit e tyre.

“Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre, të cilët tash e gati gjashtë vjet po e bartin mbi supet e tyre peshën e rëndë të këtij procesi. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Hamza.

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, ai shprehu besimin se do të ketë angazhim më të madh shtetëror për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Hamza e lidhi pritjen për bashkëpunim me deklaratën e përbashkët në Kuvend, ligjin që e përshkroi si ligj për mbrojtjen e UÇK-së dhe zgjedhjen e presidentes.

Ai falënderoi qytetarët që kanë protestuar në Prishtinë, në qytete të tjera të Kosovës dhe në diasporë, duke bërë thirrje për koordinim dhe veprime konkrete në mbështetje të kësaj kauze.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top