Kurti i paraqet Marta Kosit dy hapa për Kosovën drejt BE-së
Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Komisionit Evropian mbështetje për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE, gjatë takimit me komisioneren për Zgjerim,…

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Komisionit Evropian mbështetje për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE, gjatë takimit me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas postimit të Kurtit, takimi u zhvillua në Shën Stefan të Malit të Zi, në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit. Ai argumentoi se përparimi demokratik dhe përafrimi i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së duhet të pasqyrohen në hapa konkretë.
Kurti tha se javën e kaluar është miratuar ligji i fundit për integrimin në SEPA dhe se ky integrim do t’u kursente qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit. Ai paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të fillojnë negociatat për përfshirjen në zonën evropiane pa tarifa shtesë të roamingut.
Për Procesin e Berlinit, Kurti tha se Kosova i ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet. Ai kërkoi zbatimin e tyre nga të gjithë, përfshirë Serbinë, duke veçuar njohjen e diplomave.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


