Kurti e von der Leyen vizitojnë fakultetin me 11.9 milionë euro nga BE-ja
Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan dje objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Në vizitë…

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan dje objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Në vizitë mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Objekti është realizuar me një investim të përbashkët prej 17.98 milionë eurosh. Bashkimi Evropian ka financuar rreth 11.9 milionë euro, Universiteti i Prishtinës 5.08 milionë euro dhe Ministria e Arsimit 1 milion euro.
Ndërtesa, me sipërfaqe rreth 14 mijë metra katrorë, është ndërtuar në kuadër të marrëveshjes financiare IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga projekti pritet të përfitojnë rreth 2,300 studentë, me laboratorë, pajisje dhe hapësira të reja.
Vizita në fakultet u zhvillua gjatë qëndrimit të presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


