Pa kategori

Deliu-Kodra: Dikush duhet të dorëhiqet pas vrasjes së Arlindës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete për parandalimin e dhunës ndaj…

Deliu-Kodra: Dikush duhet të dorëhiqet pas vrasjes së Arlindës
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ajo tha se deklaratat dhe dënimet publike nuk mjaftojnë. Sipas saj, dikush duhet të marrë përgjegjësi për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e Zekajt.

Deliu-Kodra iu drejtua edhe përfaqësuesve të Qeverisë, duke kërkuar që të mos pritet një tjetër vrasje për ta diskutuar sërish këtë çështje në Kuvend.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top