Pa kategori

Kurti e përmend për president, Sejdiu konfirmon tërheqjen

Bekim Sejdiu konfirmoi se nuk e konsideron veten pjesë të procesit të zgjedhjes së presidentit, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike dhe përkrahjes së nevojshme në Kuvend, pasi…

Kurti e përmend për president, Sejdiu konfirmon tërheqjen
Dëgjo artikullin 1 min

Bekim Sejdiu konfirmoi se nuk e konsideron veten pjesë të procesit të zgjedhjes së presidentit, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike dhe përkrahjes së nevojshme në Kuvend, pasi kryeministri Albin Kurti e përmendi sërish si kandidat.

Në një postim në Facebook, Sejdiu tha se këtë qëndrim ua ka komunikuar krerëve të LDK-së dhe Kurtit. Sqarimi vjen pasi kryeministri i kërkoi PDK-së vota për zgjedhjen e tij.

Sejdiu rikujtoi se tërheqjen e kishte njoftuar më 14 shtator. Sipas tij, marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së, që e kishin propozuar dhe mbështetur, nuk ishte realizuar për shkak të qëndrimit të dy partive të tjera opozitare dhe gjashtë deputetëve të LDK-së.

Ai falënderoi Kurtin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe korrektësinë në komunikim. Sejdiu tha se interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar daljen nga kriza kishin qenë motivi i vetëm për pranimin e kandidaturës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top