Pa kategori

Kurti dhe Rama në Budvë, çfarë ka në fokus samiti?

Bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor do të jenë në fokus të Samitit të Procesit të Berlinit më 22 tetor në Miloçer të Budvës, ku, sipas listës…

Kurti dhe Rama në Budvë, çfarë ka në fokus samiti?
Dëgjo artikullin 1 min

Bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor do të jenë në fokus të Samitit të Procesit të Berlinit më 22 tetor në Miloçer të Budvës, ku, sipas listës së Qeverisë së Malit të Zi, do të marrin pjesë Albin Kurti dhe Edi Rama.

Krahas kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, lista përfshin kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq. Pjesëmarrëse do të jetë edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas Komisionit Evropian, Kos do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten. Para samitit, ajo do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq, kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Bisedimet do të përqendrohen te rruga drejt BE-së, reformat dhe rëndësia e dialogut politik.

Në agjendën e komisionares janë gjithashtu takime me përfaqësues të opozitës malazeze dhe me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot. Me këtë të fundit pritet të trajtojë investimet dhe mbështetjen për zhvillimin rajonal e integrimin evropian.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top