Gjini e sheh pushtetin afër: Opozita duhet të përgatitet
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se opozita duhet të përgatitë që tani politika për qeverisje, pasi, sipas tij, ardhja në pushtet nuk është larg. Gjatë prezantimit të platformës politike…

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se opozita duhet të përgatitë që tani politika për qeverisje, pasi, sipas tij, ardhja në pushtet nuk është larg.
Gjatë prezantimit të platformës politike dhe strategjisë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të partisë, Gjini renditi si përparësi sigurinë, rritjen e pagave dhe pensioneve, përmirësimin e arsimit e shëndetësisë dhe ndaljen e emigrimit të të rinjve.
“Na duhet tash me u përgatitë për politika”, tha ai.
Gjini kritikoi drejtimin aktual të vendit, duke argumentuar se zhvillimet në Kosovë po i largojnë qytetarët nga këto synime. Ai tha gjithashtu se dekurajimi i ndërmarrësisë dhe pengimi i iniciativës së lirë dëmtojnë zhvillimin ekonomik.
Për pensionet, ai theksoi se mirëqenia nuk përmirësohet nëse inflacioni është më i lartë se rritja e tyre. Gjini bëri thirrje edhe për bashkëpunim mes qytetarëve pavarësisht bindjeve politike dhe për respekt ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


