Pa kategori

Kryeziu: “Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje”

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, u bëri thirrje deputetëve ta zgjedhin presidentin brenda afatit kushtetues, duke kundërshtuar shkuarjen e përsëritur në zgjedhje. Qëndrimin e shprehu pas publikimit të…

Kryeziu: “Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje”
Dëgjo artikullin 1 min

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, u bëri thirrje deputetëve ta zgjedhin presidentin brenda afatit kushtetues, duke kundërshtuar shkuarjen e përsëritur në zgjedhje. Qëndrimin e shprehu pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për kërkesat KO256/26 dhe KO258/26.

“Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje. Kjo është e papranueshme e palejueshme. Nuk guxojmë këtë veprim. Deputetët duhet që brenda kësaj kohe të shkurtër ta zgjedhin presidentin”, deklaroi Kryeziu.

Ai paralajmëroi se moszgjedhja e presidentit brenda afatit mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas aktgjykimit, nëse Kuvendi nuk e zgjedh presidentin brenda afatit të përcaktuar, ai shpërndahet dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top