Krasniqi: Gjashtë vjet pushtet për LVV-në, pa reformat e nevojshme
Dardan Krasniqi, ish-kandidat për deputet nga Aleanca, tha në Debat Plus se LVV-ja e ka pasur të gjithë pushtetin politik për gjashtë vjet, por, sipas tij, Kosovës i kanë munguar…

Dardan Krasniqi, ish-kandidat për deputet nga Aleanca, tha në Debat Plus se LVV-ja e ka pasur të gjithë pushtetin politik për gjashtë vjet, por, sipas tij, Kosovës i kanë munguar drejtësia, barazia dhe reformat në arsim, shëndetësi e infrastrukturë.
“Por pushtetin politik, për çka synojnë partitë, LVV-ja e ka pasur të gjithin, jo tash, por qe gjashtë vjet e tutje”, deklaroi ai.
Krasniqi bëri dallimin mes pushtetit politik dhe ndarjes formale të pushteteve. Ai tha se institucionet, ndonëse formalisht të ndara, në praktikë nuk i kanë përmbushur gjithmonë funksionet e tyre.
Ai kritikoi edhe trajtimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit nga politika dhe drejtësia, duke pretenduar se ka pasur raste amnistimi nga të dyja. Mungesën e projekteve kapitale e renditi gjithashtu mes kritikave ndaj qeverisjes.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


