Orando Çeta arrestohet në Tiranë, i mbeten mbi 20 vite burg
Orando Çeta, 40 vjeç, është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të Policisë, atij i mbeten për të vuajtur 20 vite e 6…

Orando Çeta, 40 vjeç, është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të Policisë, atij i mbeten për të vuajtur 20 vite e 6 muaj burg nga dënimi i dhënë në Itali.
Policia bëri të ditur se Çeta, banues në Tiranë, u lokalizua në zonën e Saukut. Gjykata e Apelit e Triestes e ka dënuar me 21 vite, 9 muaj e 20 ditë burg.
Sipas Policisë, dënimi lidhet me vjedhje të rënda, mashtrim, trafikim të lëndëve narkotike, posedim të pasurisë me origjinë kriminale, plagosje, kanosje dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë.
Procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë janë në zhvillim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


