19-vjeçari gjendet i vdekur në Kaçanik, rrethanat nën hetim
Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi rastin dhe tha se hetimet për…

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi rastin dhe tha se hetimet për sqarimin e rrethanave po vazhdojnë.
Sipas Policisë, familjarët e gjetën të riun dhe autoritetet u njoftuan rreth orës 13:30. Në vendngjarje dolën policët, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së së Kaçanikut, i cili konstatoi vdekjen.
Policia tha se kontrolli i vendngjarjes dhe ekzaminimi fillestar nuk kanë nxjerrë shenja që sugjerojnë përfshirjen e personave të tjerë. Në këtë fazë, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar nga vetëvrasja; rrethanat e plota ende nuk janë sqaruar. Sipas Veselit, prokurori i shtetit ka autorizuar hetuesit rajonalë të vazhdojnë hetimet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


