Musliu: Qytetarët po e paguajnë “shah-matin” e Kurtit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se qytetarët e Kosovës prej vitesh po e paguajnë atë që ajo e quan “shah-mat” të Albin Kurtit, duke kundërshtuar komentet se kryeministri e…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se qytetarët e Kosovës prej vitesh po e paguajnë atë që ajo e quan “shah-mat” të Albin Kurtit, duke kundërshtuar komentet se kryeministri e ka vënë PDK-në në kurth politik pas zgjedhjes së presidentes së re.
Në postimin e saj në Facebook, Musliu kritikoi komentatorët që e paraqesin këtë zhvillim si fitore të Kurtit ndaj PDK-së.
“Tash, një manovër politike po na e shesin si fitore historike”, shkroi ajo.
Sipas Musliut, politika duhet të vlerësohet nga shërbimi ndaj qytetarëve dhe interesit të Republikës.
“Politika nuk matet me atë se kush e zë kundërshtarin në kurth, por me atë se kush i shërben qytetarit dhe interesit të Republikës”, shkroi deputetja.
Qëndrimi i saj vjen pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, e propozuar nga Kurti dhe e mbështetur nga PDK-ja.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


