KPK shkarkon Isufajn, Dren Paca merr drejtimin e përkohshëm
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar Dren Pacën ushtrues detyre të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, pas shkarkimit të Blerim Isufajt. Vendimi për shkarkimin e Isufajt u mor me gjashtë vota…

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar Dren Pacën ushtrues detyre të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, pas shkarkimit të Blerim Isufajt. Vendimi për shkarkimin e Isufajt u mor me gjashtë vota për dhe një kundër.
KPK e mori vendimin më 2 tetor, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme ku u diskutua performanca e Isufajt në drejtimin e Prokurorisë Speciale.
Para mbledhjes, Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte kërkuar që KPK të shmangte vendimet e ngutshme dhe të siguronte një proces të drejtë, profesional e të pavarur. Sipas IKD-së, vlerësimi i performancës duhet të jetë objektiv dhe të mbështetet në indikatorë të matshëm.
Instituti kishte theksuar se kërkesa për llogaridhënie nuk duhet të shërbejë si arsyetim për procedura të shpejta e të paqarta, duke nënvizuar rëndësinë e Prokurorisë Speciale në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe krimit transnacional.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


