Pa kategori

Kosova ndryshon sanksionet ndaj Rusisë me përjashtime të përkohshme

Qeveria e Kosovës miratoi ndryshime në vendimin për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat, sipas ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, parashikojnë përjashtime të përkohshme për përmbylljen e kontratave ekzistuese dhe sigurimin…

Kosova ndryshon sanksionet ndaj Rusisë me përjashtime të përkohshme
Dëgjo artikullin 1 min

Qeveria e Kosovës miratoi ndryshime në vendimin për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat, sipas ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, parashikojnë përjashtime të përkohshme për përmbylljen e kontratave ekzistuese dhe sigurimin e komponentëve kritikë industrialë gjatë kalimit te burimet alternative të furnizimit.

Konjufca e prezantoi propozimin në mbledhjen e Qeverisë dhe tha se qëllimi është përafrimi i vazhdueshëm i politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

Ndryshimet prekin vendimin e vitit 2022 për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë, të miratuar pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top