Pa kategori

Protestat në Milano: 271 të shoqëruar, 32 të arrestuar

Policia italiane shoqëroi 271 persona dhe arrestoi 32 prej tyre pas trazirave të së dielës në Milano, gjatë protestave kundër shërbimeve të dobëta publike dhe rritjes së kostos së jetesës,…

Protestat në Milano: 271 të shoqëruar, 32 të arrestuar
Dëgjo artikullin 1 min

Policia italiane shoqëroi 271 persona dhe arrestoi 32 prej tyre pas trazirave të së dielës në Milano, gjatë protestave kundër shërbimeve të dobëta publike dhe rritjes së kostos së jetesës, sipas autoriteteve të cituara nga Reuters.

Mes të arrestuarve ishin 23 të mitur. Për 28 persona të tjerë, autoritetet njoftuan referimin në organet gjyqësore.

Sipas policisë, gjatë protestave pati përplasje me efektivët, plaçkitje dyqanesh dhe dëmtime pronash. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit.

Trazirat në Milano pasuan përplasjet e së shtunës në qytete të tjera të veriut të Italisë, ku u arrestuan 28 protestues.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi dhunën dhe paralajmëroi një mbledhje të qeverisë të hënën për trajtimin e situatës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top